Pamje: Ushtria izraelite merr masa ndaj ushtarëve që u tallën me ezanin në një xhami
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e kanë dënuar sjelljen e disa ushtarëve të tyre, të cilët u incizuan duke kënduar e duke u tallur me ezanin në një xhami të qytetit Jenin në Bregun Perëndimor.
Incidenti ndodhi gjatë bastisjeve treditore në Bregun e pushtuar Perëndimor, gjatë të cilave ushtria izraelite vrau 12 palestinezë përfshirë një të ri që u qëllua për vdekje në një spital, sipas zyrtarëve palestinezë dhe organizatave ndërkombëtare shëndetësore, raporton gazeta “The Guardian”.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen ushtarë izraelite brenda xhamisë, ndërsa njëri prej tyre reciton një lutje hebraike në stilin e ezanit nga foltorja.
Në një video tjetër, një këngë e lidhur me festivalin hebraik të Hanukkah-s dëgjohet duke u kënduar në gjuhën hebraike përmes zmadhuesit të zërit në minare.
Në një video tjetër, njëri nga ushtarët shihet ulur në dyshemenë e xhamisë bosh duke folur përmes një mikrofoni që përdoret për ta thirrur ezanin. “Në emrin e Allahut, mëshirëplotit. Këtu është zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit”- thotë ai.
The call of Shama Israel from the town of Jenine pic.twitter.com/dsUGcBdzvL
— The Jewish Voice (@JewishVoice) December 14, 2023
Kur u pyet për këto ngjarje, ushtria izraelite u tha gazetarëve se ushtarët janë larguar menjëherë nga aktivitetet operacionale.
“Sjellja e ushtarëve në video është seriozie dhe qëndron në kundërshtim të plotë ndaj vlerave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Ushtarët do të disiplinohen në mënyrën e përshtatshme”- thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.