Pamje: Ukrainasit e përqafojnë gazetarin nga gëzimi pas çlirimit të Khersonit - NACIONALE

Pamje: Ukrainasit e përqafojnë gazetarin nga gëzimi pas çlirimit të Khersonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Korrespondenti i jashtëm i televizionit “Sky News”, Alex Rossi, dhe ekipi i tij duket se janë gazetarët e parë të huaj që kanë arritur në qytetin Kherson të Ukrainës që nga rimarrja e kontrollit nga forcat ukrainase.

Gazetari Rossi është mirëpritur nga një turmë e civilëve të gëzuar në periferi të qytetit të çliruar, pas tërheqjes së trupave ruse.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, disa njerëz të gëzuar shihen duke iu afruar gazetarit, duke e përshëndetur me dorë dhe duke e përqafuar. Disa prej tyre shihen duke qarë nga emocionet.

Për Rusinë, tërheqja nga Khersoni e shënon humbjen më të re dhe më serioze në një varg tërheqjesh. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka tërhequr rreth 30 mijë ushtarë.

Kjo tërheqje u bë gjashtë javë pas shpalljes së aneksimit të Khersonit dhe të tri rajoneve të tjera ukrainase nga presidenti rus, Vladimir Putin. Për këtë shpallje qe organizuar një ceremoni në Moskë.

Lajme të ngjashme