Pamje: Tërmet i fuqishëm prej 7,5 shkallësh në Japoni, dokumentet bien nga tavolina
Një tërmet i fuqishëm me fuqi prej 7,5 shkallësh e goditi të hënën vonë pjesën verilindore të Japonisë, duke i nxitur autoritetet që ta urdhëronin evakuimin e rreth 90 mijë banorëve si dhe të aktivizonin paralajmërime për cunami, të cilat më vonë u dobësuan në kategori, për t’u lënë vetëm si udhëzime.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë fillimisht tha se një cunami me lartësi deri në tri metra mund ta godiste bregdetin verilindor të vendit pas tërmetit që ndodhi në det në orën 23 e 15 sipas kohës lokale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Paralajmërime për cunami u lëshuan për prefekturat Hokkaido, Aomori dhe Iwate, ndërsa cunami me valë me lartësi nga 20 deri në 70 centimetra u panë në disa porte, sipas kësaj agjencie.
Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra larg bregdetit të prefekturës Aomori, 54 kilometra nën sipërfaqen e tokës, tha Agjencia Meteorologjike.
“Deri më tani, po dëgjoj se janë raportuar shtatë raste lëndimesh” – tha të martën herën në mëngjes kryeministrja e vendit, Sanae Takaichi.
Në një video të publikuar në rrjetin X me pamje nga një kamerë sigurie në një zyrë, shihet se si dokumentet bien nga tavolina nga lëkundja e fortë.
M7.6 earthquake in Hachinohe City captured by Aomori Asahi Broadcasting.
— Sumit (@SumitHansd) December 8, 2025
Japan’s disaster preparedness saves lives, but the sheer force of this quake is shocking.
May every family find protection and every soul find courage. 🇯🇵🙏#Japan #earthquake #Tsunami pic.twitter.com/vmHIVCrflj