Pamje: Të paktën 14 të vdekur nga rrëzimi i billbordit masiv gjatë një stuhie në Indi
Së paku 14 persona vdiqën dhe 75 të tjerë u lënduan, pasi një billbord më i madh se një pishinë ra mbi ta gjatë një stuhie në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai, thanë të martën autoritetet. Ka frikë se dhjetëra të tjerë janë ende të ngujuar.
Në pamje shihet struktura duke u lëkundur nga era para se të shembet mbi shtëpi dhe një pompë benzine afër një rruge të ngarkuar të hënën, kur qyteti u godit nga stuhia dhe shiu në mbrëmje, raporton agjencia “Reuters”.
Rreth 25 persona dhe disa vetura ishin ende të ngujuara nën strukturën e rrëzuar, tha një zyrtar, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, sepse nuk ishte i autorizuar për të folur me media.
Zyrtarë të zjarrfikësve, policisë e autoriteteve të tjera i vazhduar operacionet e shpëtimit, që po zgjasin më shumë për shkak se sharrat me gaz nuk mund të përdoreshin në vendin e ngjarjes, sepse pompa e benzinës është afër.