Pamje të dhimbshme, refugjatët shqiptarë kapen me gomone duke ikur nga Franca për në Angli - NACIONALE

Pamje të dhimbshme, refugjatët shqiptarë kapen me gomone duke ikur nga Franca për në Angli

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Këto janë pamjet e një grupi të rinjsh shqiptarë dhe kurdë që u sulmuan nga policia në veri të Francës.

Sipas shtypit anglez, referuar Zyrës së Emigracionit, vetëm të hënën e kaluar nga 1295 refugjatët e kapur me gomone në brigjet britanike, 700 ishin shtetas shqiptarë.

Aq e madhe është flota e gomoneve plot me të rinj shqiptarë rrugës për Angli, saqë ky është kthyer në problem politik mes dy qeverive.

Sekretarja britanike Priti Patel deklaroi sot arritjen e marrëveshjes me policinë shqiptare që së bashku "të idenfikojnë dhe dëbojnë emigrantët shqiptarë në brigjet angleze".

Policia franceze e dëmtoi gomonen e tyre dhe përdor sprej piper mbi njerëzit që përpiqen të kalojnë Kanalin

Grupi përfshinte emigrantë shqiptarë dhe kurdë irakianë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme