Pamje: Rrëzohet aeroplani me rreth 80 ushtarë kolumbianë - NACIONALE

Pamje: Rrëzohet aeroplani me rreth 80 ushtarë kolumbianë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan i Forcës Ajrore të Kolumbisë është rrëzuar në pjesën jugore të vendit, afër kufirit me Perunë.

Zyrtarët ushtarakë kolumbianë thonë se rreth 80 ushtarë ndodheshin në aeroplan në kohën e aksidentit, raporton televizioni BBC.

Aeroplani i tipit “Hercules”, që përdoret për transportimin e trupave, u rrëzua afër qytezës Puerto Leguizamo, në provincën Putumayo.

Punëtorët e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanchez, tha se aeroplani kishte pësuar “aksident tragjik përderisa po ngrihej nga Puerto Leguizamo, duke transportuar trupa të forcave tona të sigurisë”.

Ai tha se numri i saktë i viktimave nuk dihej ende, por e përshkroi incidentin si “thellësisht pikëllues për vendin”.

Në pamje që janë publikuar në rrjete sociale shihet tymi i zi duke dalë nga vendi i rrëzimit të aeroplanit./Nacionale

Lajme të ngjashme