Pamje: Polici amerikan shpëton mrekullisht nga përplasja e veturës në shpejtësi
Në një video të publikuar në internet, një polic në Virgjinia të ShBA-së shihet se ka shpëtuar mrekullisht nga një përplasje mes dy veturave.
Në videon e publikuar nga policia e distriktit Fairfax, një veturë BMW shihet duke u afruar me shpejtësi, duke e humbur kontrollin e duke u përplasur në veturën që e kishte ndalur polici.
Polici, kur e sheh veturën që po afrohet shpejt, fillon të vrapojë për t’u larguar pak para përplasjes. Ai ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Një 17-vjeçar po e drejtonte me shpejtësi veturën dhe e humbi kontrollin, duke dalë në anën tjetër të rrugës. Të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime që nuk ua rrezikojnë jetën, ndërsa drejtuesi i veturës është ngarkuar me akuzën për ngasje të pakujdesshme.