Pamje, oficeri rus u bërtet të rekrutuarve: Pse dreqin po bërtitni si gra? Lojërat janë kryer
Në rrjete sociale janë publikuar pamje për të cilat thuhet se janë nga një qendër e grumbullimit të rekrutëve në Rusi.
Në videon e publikuar në Twitter, një oficer ushtarak dëgjohet duke u bërtitur burrave të ulur në një sallë, të cilët duken të zemëruar.
“Pse dreqin po bërtitni si gra? Mbylleni gojën dhe silluni si duhet, pse po bërtitni të gjithë”, thotë ai, sipas përkthimit me titra në video.
“Ndaluni së bërtituri, lëreni të flasë” dëgjohet një zë në videon e publikuar nga reporteri i "ABC News", Patrick Reevell.
Another revealing video. Scene inside a mustering station in Russia where an officer yells at angry, resentful men who have been mobilized.
— Patrick Reevell (@Reevellp) September 23, 2022
“That’s it- playtime’s over. You’re soldiers now!”
pic.twitter.com/oTfomvgsUf
“Po mundohem t’ju tregoj, nuk po më lini, po bërtitni. Po them se ju tash të gjithë jeni burra ushtrie. Kaq është! Lojërat kanë mbaruar. Ju jeni të gjithë ushtri”, thotë më pas oficeri ushtarak.
“Tri ditë këtu, pastaj fluturimi, pastaj dy javë deri në trajnim. Mbushja e njësive. Rroga është si për një kontraktor, oficer ose “praporshik”, varësisht nga rangu juaj.”
“Pagesa për luftime, statusi i veteranit të luftimeve deri në fundin e operacionit special, pastaj arritja në shtëpi. Ndonjë pyetje? Askush nuk do t’ju shkarkojë nga puna. Vendi juaj i punës është i rezervuar”, thotë oficeri./Nacionale