Pamje nga shpërthimi i madh i depos ruse të municioneve pas goditjes nga ukrainasit
Një depo e madhe e municioneve ruse ka shpërthyer nga një goditje direkte nga forcat e Ukrainës.
Në pamjet e marra nga Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura, të publikuara nga The Sun, kishte edhe një deklaratë ku thuhej se, "në drejtimin e Izyum, ushtria jonë shpërtheu magazina me municion artilerie ruse".
Izium është një qytetet në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.
Kujtojmë se Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt në atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak". Ndërsa, sot shënohet dita e 131-të e pushtimit.