Pamje nga momenti dramatik kur një fermer shpëton nga flakët në Spanjë - NACIONALE

Pamje nga momenti dramatik kur një fermer shpëton nga flakët në Spanjë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në videon e mëposhtme mund të shihet momenti kur një femer spanjoll arratiset në kohën e duhur nga zjarri, pasi ishte në përpjekje për të hapur një llogore në mënyrë që të shpëtojë qytetin e zhytur në flakë.

Banorët e Tabares në Zamora u përpoqën të shuanin flakët që pushtonin fushat pranë fshatit të tyre të hënën, ndërsa një zjarr i egër doli jashtë kontrollit për të dytën ditë në provincën e Zamora në veriperëndim të Spanjës.

Qeveria rajonale ka bërë të ditur se zjarri në Zamora deri më tani ka djegur 10,000 hektarë duke detyruar autoritetet të evakuojnë 14 fshatra rreth qarkut Tabara.

Teresa Ribera ministre e Spanjës për Tranzicionin Ekologjik, ka paralajmëruar për "perspektiva të tmerrshme edhe për ditët në vijim" - pas më shumë se 10 ditësh me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Associated Press raporton se, vala e të nxehtit në Spanjë parashikohet të lehtësohet të martën, por pushimi do të jetë i shkurtër pasi temperaturat do të rriten sërish të mërkurën, veçanërisht në rajonin e thatë perëndimor të Extremadurës.

Nga shpërthimi i një valë të nxehti në Evropë, të hënën është nxitur ndezja e mëtejshme e zjarreve në Francë e Spanjë.

Në të dyja vendet me të prekura nga zjarret deri më tani janë evakuuar mijëra njerëz, ndërsa në Spanjë është raportuar edhe për dy të vdekur.

Kryeministri i Spanjës i ka lidhur zjarret dhe vdekjet e fundit me ngrohjen globale duke thënë se: "Ndryshimet klimatike vrasin".

Lajme të ngjashme