Pamje: Bideni përsëri me fjalë dhe sjellje të çuditshme në skenë, s’duket i sigurt se nga është dalja - NACIONALE

Pamje: Bideni përsëri me fjalë dhe sjellje të çuditshme në skenë, s’duket i sigurt se nga është dalja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përsëri ka nxitur reagime në internet, pasi ka përdorur një frazë që dukej pa vend në fund të fjalimit të tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte duke folur në Samitin Kombëtar për Komunitete më të Sigurta në Connecticut, ku bëri thirrje për ligje më të ashpra për kontrollimin e armëve.

Në fund të fjalimit, duket se ai e hutoi audiencën përmes përmbylljes së fjalimit me frazën e famshme të himnit britanik, “God Save the Queen” (“Zot Ruaje Mbretëreshën”), raporton televizioni BBC.

Pamjet e përmbylljes së pazakonshme të fjalimit nga presidenti filluan të qarkullonin shpejt në internet, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale shtruan pyetje se çfarë deshi të thoshte presidenti me atë frazë në fjalim.

Nënsekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë u tha gazetarëve se presidenti ishte duke i komentuar dikujt në turmën e audiencës.

Duke filluar që të ecte për t’u larguar nga skena, Bideni bën një gjest të çuditshëm me të dyja duart, së pari duke i drejtuar gishtat në drejtimin përballë vetes, pastaj prapa tij, sikur të donte të pyeste se nga duhej të ecte.

Një fotograf i afrohet shpejt nga prapa dhe i bën me shenjë, duke e udhëzuar se duhet të ecë përpara.

Presidenti 80-vjeçar ka bërë gafa edhe në të kaluarën, duke nxitur debat për shëndetin e tij mendor dhe për aftësinë për t’i përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e mëdha që i ka si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë.

Lajme të ngjashme