Bideni e ngatërron ekipin e ragbit nga Zelanda e Re me një forcë ushtarake britanike të para një shekulli
Shtëpia e Bardhë ka përmirësuar një gafë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ekipin e ragbit nga Zelanda e Re, “All Blacks”, e ka ngatërruar me një forcë ushtarake britanike të viteve njëzet të shekullit të kaluar, “Black and Tans”, e cila e kishte terrorizuar Irlandën.
Në një transkriptim zyrtar të komenteve të tij, të publikuar të enjten, nuk figuron grupi “Black and Tans”, por vetëm klubi “All Blacks”, raporton gazeta “The Guardian”.
Presidenti amerikan e bëri këtë gabim gjatë një fjalimi në Dundalk të mërkurën në mbrëmje, në ditën e parë të vizitës së tij treditore në Irlandë.
Bideni po e falënderonte për kravatën që e kishte vendosur kushëririn e tij të largët, Rob Kearney, i cili kishte luajtur në një ekip irlandez të rabgit që e kishte mposhtur Zelandën e Re.
“Kjo më është dhënë nga nëjri prej këtyre djemve, mu këtu. Ai ishte goxha lojtar i ragbit. Ai i ka mposhtur Black and Tans-at”- tha presidenti amerikan.
Ekipi i ragbit i Irlandës shënoi një fitore të famshme kundër klubit “All Blacks” në Chicago më 2016.
Rebelët irlandezë kishin zhvilluar një konflikt të përgjakshëm kundër forcave “Black and Tans” gjatë luftës irlandeze për pavarësi në periudhën 1919 – 1921.
