Palestinezët thonë se 29 persona u vranë mbrëmë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza - NACIONALE

Palestinezët thonë se 29 persona u vranë mbrëmë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Brendshme në Gaza, e udhëhequr nga Hamasi, tha në një deklaratë të publikuar të shtunën herët se të paktën 29 njerëz u vranë nga sulmet ajrore izraelite në pjesët veriore e qendrore të Gazës.

Sipas kësaj ministrie, të paktën 14 persona u vranë nga sulmet ajrore në Jabalia, që shtrihet në pjesën veriore të Gazës, raporton televizioni CNN.

Në një deklaratë të mëhershme, Ministria e Brendshme pretendoi se në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite ishin shtëpitë e banimit.

Televizioni CNN nuk mund t’i vërtetojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Televizioni i ka dërguar ushtrisë izraelite kërkesë për koment.

Nga 7 tetori, kur filloi sulmi i Hamasit ndaj Izraelit dhe, rrjedhimisht, kundërpërgjigjja e këtij shteti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi, 4.127 njerëz kanë vdekur nga dhuna në Gaza, përfshirë 1.661 fëmijë.

Lajme të ngjashme