Pajisjet ushtarake ruse të braktisura në Kharkiv gjatë ofensivës ukrainase - (foto) - NACIONALE

Pajisjet ushtarake ruse të braktisura në Kharkiv gjatë ofensivës ukrainase - (foto)

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një kundërsulm i planifikuar në Kharkiv ka bërë që forcat ruse të tërhiqen nga zona duke lënë pas tanke e municione të shumta.

Ndërsa forcat ukrainase kanë njoftuar për rimarrjen e qindra kilometrave katrorë, Rusia ka thënë se forcat ruse janë duke u tërhequr për një “rigrupim” në Donetsk.

Megjithatë disa fotografi të fundit, tregojnë se ushtria ruse gjatë tërheqjes ka lënë pas shumë pajisjse ushtarake, përfshirë tanke, granatahedhës, mjete të blinduara, predha e municione.

Mjetet e blinduara ruse BTR-80 shihen të braktisura pranë Balakliia, pas një kundërofensive rrufe në të cilën është rimarrë një pjesë e territorit.

Granatahedhës ruse të kapura nga forcat e armatosura të Ukrainës gjatë operacionit kundërsulmues.

Një makinë luftarake e blinduar ruse e kapur nga forcat e armatosura ukrainase.

Predha dhe municione ruse të kapura nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Arka armësh të braktisura në Balakliia, Kharkiv.

Fotografitë: Reuters dhe AFP.

Lajme të ngjashme