Pa vetura të dieleve, më ngadalë me vetura: Këto janë masat e propozuara nga IEA për ulje të çmimit të naftës - NACIONALE

Pa vetura të dieleve, më ngadalë me vetura: Këto janë masat e propozuara nga IEA për ulje të çmimit të naftës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndalimi i veturave të dieleve, ndalja e kondicionerit të ajrit, vetura më të ngadalshme dhe puna nga shtëpia janë disa nga masat që duhen adoptuar si emergjente për të reduktuar kërkesën globale për naftë, sipas një plani 10 pikësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Këto masa dhe ndryshimet e sjelljes së konsumatorëve do të lejonin botën që të ndërpriste përdorimin e naftës për 2.7 milionë fuçi në ditë brenda katër muajsh – që është ekuivalenti i më shumë se gjysmës së eksporteve ruse – ka thënë monitoruesi global i energjisë.

IEA vendosi këtë seri masash për të cilën thotë se do të ndihmonte në uljen e kërkesës globale, që tashmë është në 100 milionë në ditë, duke i dhënë një të shtyrë uljes së çmimeve që kanë mbërrirë në qiell e që po lëndojnë konsumatorët për shkak të varësisë nga resurset e kontrolluara nga Kremlini, raporton The Guardian, përkthen në shqip gazeta Nacionale.

Hapat e menjëhershëm të rekomanduar përfshijnë reduktimin e limitit të shpejtësisë, ndalim të veturave për të dielen dhe transport publik më të lirë.

“Këto përpjekje do të reduktonin dhimbjen nga çmimet e larta që po ndihet nga konsumatorët në mbarë botën,” thuhej në deklaratën e IEA-s.

Kjo agjenci tha se ekonomitë e zhvilluara mund t’i zbatonin këto propozime menjëherë, dhe madje prezantoi matjet se sa shumë do të kursehej përmes këtyre masave, e ne po ju paraqesim vetëm tri prej tyre.

Reduktimi i limitit të shpejtësisë në autostrada me të paktën 10 km/h

Kjo kursen rreth 290 mijë fuçi nafte në ditë që përdoret nga veturat, dhe kësaj mund t’i shtohet edhe 140 mijë fuçi tjera nëse reduktohet edhe shpejtësia e kamionëve.

Puna nga shtëpia deri në tri ditë të javës kur është e mundur

Një ditë në javë kursen rreth 170 mijë fuçi në ditë; tri ditë kursejnë rreth 500 milionë.

Pa vetura të dieleve

Çdo e diele ruan rreth 380 mijë fuçi në ditë; një e diele në muaj i kursen 95 mijë. Zvicra, Holanda dhe Gjermania Perëndimore e kishin bërë një gjë të tillë gjatë krizës së naftës më 1973 dhe disa prej qyteteve e kanë përdorur këtë masë për të promovuar shëndetin publik së fundi.

Për ta lexuar artikullin e plotë (në gjuhën angleze), ju lusim të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme