OKB paralajmëron shuarje të kombeve: Rritja e nivelit të deteve mund të sjellë eksod masiv - NACIONALE

OKB paralajmëron shuarje të kombeve: Rritja e nivelit të deteve mund të sjellë eksod masiv

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka paralajmëruar se një rritje në ritmin me të cilin po rritet niveli i deteve kërcënon "një eksod masiv të popullsive të tëra në një shkallë biblike".

Antonio Guterres ka thënë se kriza klimatike po bën që nivelet e deteve të rriten më shpejt se për 3000 vjet, duke sjellë “shumë telashe” për pothuajse një miliardë njerëz, nga Londra në Los Angeles dhe Bangkok në Buenos Aires. Për më tepër ai ka thënë se për këtë shkak, disa kombe mund të pushojnë së ekzistuari.

Duke iu drejtuar këshillit të sigurimit të OKB-së, Guterres, ka shtuar se ulja e emetimeve të karbonit, adresimi i problemeve të tilla si varfëria që përkeqësojnë ndikimin e rritjes së deteve mbi komunitetet dhe zhvillimin e ligjeve të reja ndërkombëtare për të mbrojtur ata që mbeten të pastrehë – madje edhe pa shtetësi – ishin të gjitha të nevojshme.

Ai ka thënë se rritja e nivelit të detit ishte një shumëfishues i kërcënimit, i cili, duke dëmtuar jetët, ekonomitë dhe infrastrukturën, kishte "ndikime dramatike" për paqen dhe sigurinë globale.

“Komunitetet e ulëta dhe vende të tëra mund të zhduken përgjithmonë. Do të ishim dëshmitarë të një eksodi masiv të popullsive të tëra në shkallë biblike. Dhe ne do të shihnim konkurrencë gjithnjë e më të ashpër për ujë të freskët, tokë dhe burime të tjera,”- ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme