Çka na vynë Mona Lisa kur bota po shkatërrohet? Aktivistët klimatik që kanë targetuar Muzetë dhe Galeritë - NACIONALE

Çka na vynë Mona Lisa kur bota po shkatërrohet? Aktivistët klimatik që kanë targetuar Muzetë dhe Galeritë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Francë, u hodh krem për ëmbëlsira mbi xhamin e kornizës së pikturës “Mona Lisa” nga Leonardo da Vinci, në Londër supë domatesh mbi pikturën e Van Gogh “Luledielli” ndërsa së fundmi në Muzeun e Potsdam afër Berlinit, përlyen pikturën e famshme të Claude Monet.

Këto janë vetëm disa nga aksionet e javëve të fundit që kanë ndodhur në galeritë dhe muzetë e ndryshëm në Evropë, si akt proteste i aktivistëve klimatik, me një thirrje të përbashkët: Ndalojeni naftën.

Krejt këto akte protestuese kanë ardhur si reagim ndaj faktit se shumica e muzeumeve dhe galerive të mëdha në Evropë, financohen nga kompanitë e naftës, të cilat në kohën e krizës energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë, po përfitojnë mbi kurriz të ndotjes së ambientit dhe varfërimit të miliona njerëzve. Ata planifikojnë akte të tilla të orkestruara në 11 shtete të botës.

“Çka vlen më shumë, arti apo jeta?”

Më 14 tetor, dy aktivistë të organizatës “Stop Oil” hodhën supë me domate në “Sunflowers” ​​të famshme të Van Gogh në Galerinë Kombëtare në Londër. Duke vepruar kështu, ata shtruan pyetjen: "Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta?" Korniza e pikturës ishte dëmtuar.

Më 23 tetor, aktivistët gjermanë të klimës të quajtur Letzte Generation ose "Brezi i fundit" hodhën pire patatesh në pikturën "Grainstacks" të impresionistit francez Claude Monet në Muzeun Barberini në qytetin gjerman të Potsdamit.

Megjithëse e mbrojtur nga një xham, korniza historike e pikturës ishte dëmtuar rëndë dhe tani duhet të restaurohet. Shkak i këti akti protestues, Muzeu është mbyllur deri më 30 tetor.

"Monet e donte natyrën dhe rrëmbeu bukurinë e saj unike dhe të brishtë në veprat e tij. Si mund të ndodhë që njerëzit fyhen më shumë nga dëmtimi i një pikture që kap një moment të realitetit, e të pajtohen me shkatërruesit e krejt natyrës të cilën Monet e admironte kaq shumë?”, thuhet në reagimin e aktivistëve, duke iu përgjigjur reagimeve të ashpëra të Shoqatës Gjermane të Muzeve (DMB) që i quajtën aktivistët “vandalizues”.

“Just Stop Oil” thonë se kanë shumë “respekt dhe dashuri për vetë artin si institucion”.

Historia e protestave kundër artit për ambientin?

"Natyra është muza më e madhe e artit," i tha DW në një intervistë të zhvilluar në gusht , Simon Bramëell, një aktivist që ka ndihmuar në organizimin e aksioneve të artit me koalicionin “Just Stop Oil” në Angli.

Ai iu referua pikturave dhe skulpturave të veçanta që "kanë kuptim narrativ dhe rezonojnë me vetë krizën klimatike".

Më 1 korrik, aktivistët në Mbretërinë e Bashkuar “sulmuan” kornizën e pikturës romantike të JMë Turner të vitit 1809, "Harpa Aeolian Tomson", e cila portretizon një peizazh të Londrës rreth lumit Thames që mund të përmbytet deri në vitin 2030, sipas ekspertëve të klimës.

"Simbolet janë një nga mënyrat se si njerëzit e kanë kuptuar botën tonë për dhjetëra mijëra vjet," tha Bramëell, duke iu referuar një aksioni tjetër të korrikut, ku ai dhe të tjerët “sulmuan” "Darkën e Fundit" të Leonardo da Vinçit në Akademinë Mbretërore në Londër.

Kjo simbolikë u rikthye sërish në debat, kur dy anëtarë të grupit aktivist italian të klimës Ultima Generazione (Gjenerata e fundit) “sulmuan” statujën e lashtë të priftit "Laocoon" në Muzetë e Vatikanit.

Veprimet artistike kanë një traditë të gjatëShfrytëzimi i artit për të bërë një deklaratë politike ka një traditë të gjatë dhe shpesh ekstreme.

Ndër të parat aksione të këtij lloji, është vandalizmi i artit nga një aktiviste e cila përdori një thikë mishi për të prerë një portret të filozofit Thomas Carlyle në Londër në vitin 1914 - dhe më pas shkoi në burg për veprimin e saj feminist.

Puna provokuese e artistit kinez Ai Weiwei e vitit 1995, që thyen një simbol kulturor të çmuar 2000-vjeçar ishte revolicionar, duke mbetur vepra e tij më e famshme.

Lajme të ngjashme