OKB: Në tre muaj India kalon Kinën, do të ketë popullsinë më të madhe në botë - NACIONALE

OKB: Në tre muaj India kalon Kinën, do të ketë popullsinë më të madhe në botë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një raporti të ri të publikuar nga OKB, popullsia e Indisë do të kalojë Kinën brenda tre muajve, duke u bërë popullsia më e madhe në botë.

Vendi i Azisë Jugore aktualisht ka një popullsi prej 1.41 miliardë banorësh krahasuar me 1.45 miliardë që ka Kina, por sipas raportit, shkalla më e lartë e lindjeve dhe popullsia më e re në Indi, do të bëjnë që India t’i zë vendin Kinës për herë të parë që nga viti 1950.

Ekspertët kanë thënë se, tendenca do të vazhdojë gjatë pjesës tjetër të shekullit 21 pasi India vazhdon të rritet me shpejtësi ndërsa popullsia e Kinës të zvoglohet.

OKB-ja vlerëson se në fillim të 15 prillit, popullsia e Indisë do të jetë 1,425,775,850, duke tejkaluar Kinën.

Në Indi, gati gjysma e popullsisë aktuale është nën 25 vjeç dhe një e katërta është nën moshën 15 vjeç, ndërsa në Kinë, vetëm një e katërta e popullsisë është nën 25 vjeç.

Kujtojmë se për të frenuar rritjen e popullsisë dhe për të ruajtur burimet, që nga viti 1980 partia komuniste në Kinë ka zbatuar kufijtë e lindjeve. Megjithatë, udhëheqësit kanë filluar të shqetësohen pasi popullsia në moshë pune ka arritur të bjerë më shpejtë se sa pritej.

Në vitin 2015 autoritetet kineze kanë lehtësuar kufijtë e lindjeve, por kjo gjë nuk ka pasur shumë ndikim në rritjen e lindjeve për shkak të kostove të larta, mungesës së strehimit dhe diskriminimit në punë ndaj nënave.

Ndërkohë që, shkalla aktuale e lindjeve në Kinë është 1.2 - shumë më poshtë se normalja për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme - demografët thonë se pjesa e popullsisë në moshë pune mund të bjerë në gjysmë deri në vitin 2050.

Në anën tjetër, pritet që deri në të njejtin vit, India të sigurojë më shumë se një të gjashtën e popullsisë së botës me njerëz në moshë pune.

Kujtojmë se në muajin nëntor, OKB ka konfirmuar se popullsia globale për herë të parë ka tejkaluar tetë miliardë. Megjithatë, norma e rritjes është në nivelin më të ngadaltë që nfga viti 1950, dhe ka rënë nën një përqind për herë të parë në vitin 2020.

Lajme të ngjashme