Oficerët e FSB-së kapën një ushtar rus duke pirë alkool, ai i qëlloi dhe i vrau
Një ushtar vrau dy oficerë të FSB-së (Shërbimi i Sigurisë Ruse) pasi u kap duke pirë ndërsa ishte në uniformë, sipas gjetjeve të një hetimi rus.
Katër oficerë të FSB-së hynë në kafenenë Food Fuel në Kherson, një pjesë e Ukrainës aktualisht nën pushtimin rus. Aty gjetën dy nënoficerë rusë të dehur duke pirë alkool me dy të tjerë.
U qëlluan me kallashnikov
Ata i thirrën ushtarët se kishin pirë alkool derisa ishin në uniformë, pas së cilës njëri prej tyre nxori armën dhe qëlloi në dysheme. Një oficer i FSB-së tentoi t'i merrte armën, por më pas një ushtar tjetër qëlloi mbi ta me kallashnikov. FSB iu përgjigj zjarrit, shkruan Sky News.
Gjatë të shtënave, një nënoficer dhe dy oficerë të FSB-së u vranë. Dy analistë perëndimorë dhe Yahoo News kanë parë raportin mbi hetimin e nisur. /Nacionale/