Norvegjezit Jon Fosse i jepet Çmimi Nobel për Letërsi - NACIONALE

Norvegjezit Jon Fosse i jepet Çmimi Nobel për Letërsi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse, është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2023. Njoftimin e dha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Gjatë kësaj jave janë dhënë Çmimet Nobel për Mjekësi, Kimi dhe Fizikë. Të premten jepet Çmimi Nobel për Paqe.

Kush është Jon Fosse?

Jon Fosse është lindur më 29 shtator 1959 në Haugesund të Norvegjisë. Është shkrimtar dhe dramaturg norvegjez. Një aksident serioz në moshën 7-vjeçare e kishte çuar buzë vdekjes. Kjo përvojë ka ndikuar në masë të konsiderueshme në shkrimet e tij në kohën e pjekurisë.

Ai ka studiuar letërsi krahasimtare në Universitetin e Bergenit. Romani i tij debutues, “Kuq, Zi”, u publikua në vitin 1983.

Fosse ka shkruar romane, tregime të shkrutra, poezi, libra për fëmijë, ese dhe shfaqje. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Lajme të ngjashme