Çmimi Nobel për Kimi u jepet tre shkencëtarëve për zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike - NACIONALE

Çmimi Nobel për Kimi u jepet tre shkencëtarëve për zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ua ka ndarë Çmimin Nobel për Kimi shkencëtarëve Moungi G. Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov.

Në njoftim thuhet se ky shpërblim shkencëtarëve u është dhënë “për zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike”.

Të martën u dha Çmimi Nobel për Fizikë, ndërsa të hënën Nobeli për Mjekësi.

Bawendi dhe Brusi janë amerikanë, ndërsa Ekimovi është rus.

Vlera e çmimit është 11 milionë krona suedeze ose rreth 950 mijë euro.

Lajme të ngjashme