Njeriu që plagosi Presidentin Regan, shkruan për Trumpin: ‘T’i japim një shans paqes’ - NACIONALE

Njeriu që plagosi Presidentin Regan, shkruan për Trumpin: ‘T’i japim një shans paqes’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njeriu që kishte tentuar ta vriste presidentin amerikan, Ronald Reagan, ka shkruar pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump.

John Hinckley Jr. i cili kishte plagosur ish-presidentin amerikan Regan në vitin 1981, ka shkruar në X: “Dhuna nuk është rruga e duhur. T’i japim paqes një shans”.

Hinckley nuk e ka përmendur fare presidentin Trump në postimin e tij në X, por një nga komentuesit i shkruan: “Shok, ti literalisht e ke qëlluar Presidentin e 40-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,shkruan SkyNews.

Kujtojmë se John Hinckley Jr., u lirua në vitin 2024, pas 41 viteve ku ishte nën përkujdesje psikiatrike dhe nën mbikëqyrje të gjyqit.

Ndalesat ligjore ndaj tij, janë hequr gradualisht, e fundit – përfshirë edhe të drejtën e tij në përdorimin e rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme