Njeriu i Putinit: Këto janë katër arsyet pse ne sulmuam Ukrainën - NACIONALE

Njeriu i Putinit: Këto janë katër arsyet pse ne sulmuam Ukrainën

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Magomedsalam Magomedov, nënkryetari i administratës së presidentit rus Putin, deklaroi katër arsye se ai u përpoq të justifikonte agresionin rus kundër Ukrainës.

Ai pretendon se pikërisht për këto katër arsye, presidenti rus Vladimir Putin nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të fillonte një luftë.

“Mbështetja dhe promovimi i hapur i ideologjisë neo-naziste, militarizimi i shpejtë i Ukrainës, thirrjet e vazhdueshme për aneksimin e territoreve ruse, kërcënimi në rritje për sigurinë dhe stabilitetin tonë kombëtar, nuk i kanë lënë presidentit të vendit tonë, Vladimir Putin, zgjidhje tjetër veçse për të nisur një 'operacion special ushtarak'", tha Magomedov sot.

"Vendimi për të shkuar në luftë mbështetet nga shumica e rusëve"

"Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte jashtëzakonisht i nevojshëm, para së gjithash për hir të së ardhmes së vendit tonë, fëmijëve dhe nipërve", tha ai, duke shtuar se "ky vendim mbështetet nga shumica e popullit rus". /Nacionale/

Lajme të ngjashme