Njerëzit në rrugë e njohin Logan Paul, por Tom Hanks jo
Gazetari dhe tiktokeri Jon Youshaei ka postuar një video në profilin e tij në të cilën pyeti kalimtarët nëse mund të njihnin personat nga fotot.
Gjegjësisht, ai kishte printuar foto të aktorit Tom Hanks dhe YouTuber, tiktoker dhe mundës Logan Paul. "Kush janë këta të dy?" pyeti ai kalimtarët.
“A është ai Logan Paul, nuk e di kush është tjetri”, tha kalimtari i parë. "Logan Paul, dhe nuk e di kush është tjetri", u përgjigj një tjetër kalimtar.

“Tom Clooney”, tha një nga kalimtarët duke shkaktuar të qeshura. "Logan Paul dhe Tom Hanks," u përgjigj një kalimtar pa u dridhur.
Logan Paul komentoi videon
“Bruh”, ka shkruar Logan Paul nën videon, e cila është parë nga mbi 10 milionë njerëz. "Man, njerëzit kanë thënë fjalën e tyre. Më vjen mirë që e gjete këtë video", iu përgjigj Jon Youshaei. /Nacionale/