Një zjarr shpërtheu në një bazë ushtarake pranë Moskës, publikohen pamjet - NACIONALE

Një zjarr shpërtheu në një bazë ushtarake pranë Moskës, publikohen pamjet

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një zjarr shpërtheu në një bazë ushtarake në qytetin Dolgoprudni, në afërsi të Moskës. Lajmi është publikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Tass i referohet Ministrisë Ruse të Situatave Emergjente, e cila njoftoi sot se zjarri u përhap në 1200 metra katrorë.

Zjarrfikësit morën një telefonatë se një zjarr kishte shpërthyer në një ndërtesë banimi në rrugën Vostočnaja 33. Një burim në shërbimet e urgjencës i tha Tass se ishte një ndërtesë brenda një baze ushtarake.

Moskva24: Nuk ka lëndime

Portali Moskva24 raporton se nga zjarri nuk ka të lënduar dhe se zjarri është shuar gjatë ditës.

Dyshohet se zjarri ka rënë në një barakë druri dhe është përhapur në zonën përreth.

Pamjet e zjarrit janë publikuar në rrjetet sociale, të cilat më pas janë transmetuar nga televizioni Moskva24. /Nacionale/

Lajme të ngjashme