Një ushtar izraelit vritet e 16 plagosen nga bombat në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Një ushtar izraelit vritet e 16 plagosen nga bombat në Bregun Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ushtar izraelit u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga bombat e vendosura anash rrugës gjatë operimit në kampin e refugjatëve në Jenin të Bregut Perëndimor të enjten herët, njoftoi ushtria izraelite.

Ushtari i vdekur është identifikuar si Kapiten Alan Sacgiu, 22 vjeç, komandanti i një kompanie snajperësh në njësinë për zbulim të Brigadës “Kfir”, nga Hagera, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria izraelite ishte duke kryer një bastisje natën në jenin me qëllim të kapjes së anëtarëve të Hamasit në këtë qytet dhe në kampin e refugjatëve pranë atij vendbanimi.

Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë, një automjet i blinduar i tipit “Panther” u godit nga një bombë e vendosur nën një rrugë në Jenin gjatë operacionit, rreth mesnatës mes së mërkurës dhe të enjtes. Ushtarët që ndodheshin brenda automjetit pësuan lëndime të lehta.

Përderisa forca shtesë arritën në vendin e ngjarjes dhe po punonin për t’i evakuuar ushtarët e plagosur, një bombë tjetër shpërtheu, duke e shkaktuar vdekjen e Kapiten Sacgiu-t dhe lëndimin e disa ushtarëve të tjerë.

Xhihadi Islam Palestinez e mori përgjegjësinë për sulmin.

Në përgjithësi, 16 ushtarë u plagosën nga bombat – një seriozisht, pesë në masë mesatare dhe pjesa tjetër lehtë.

Lajme të ngjashme