Një tërmet tjetër godet Turqinë - NACIONALE

Një tërmet tjetër godet Turqinë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Hatay, ku tërmetet me qendër Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha, u trondit edhe një herë këto çaste.

AFAD ka bërë të ditur magnitudën e tërmetit të ndodhur në rrethin Defne, e cila ishte 5 ballë. Thellësia e tërmetit ishte 9.76 kilometra. Ndërsa nuk u ndanë asnjë informacion për shkatërrimet në qytet, dhe mësohet se tërmeti nuk ka zgjatur shumë.

Dy tërmete kanë ndodhur në Hatay më 20 shkurt. Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në rrethin Defne në orën 20.04, dhe një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në rrethin Samandag në orën 20.07. Ndërsa në qytet u shkatërruan disa ndërtesa, 6 persona humbën jetën dhe 294 persona u plagosën.

Hatay, i cili u dëmtua rëndë nga tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë që ndodhën në Kahramanmaraş më 6 shkurt dhe preku 11 qytete, vazhdon të lëkundet. Në fillim të javës qyteti është lëkundur dy herë me një interval prej 3 minutash. /Nacionale/

Lajme të ngjashme