Një OJQ raporton për të paktën 35 emigrantë të mbytur në ujë afër Ishujve Kanare të Spanjës - NACIONALE

Një OJQ raporton për të paktën 35 emigrantë të mbytur në ujë afër Ishujve Kanare të Spanjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 35 persona, të cilët po lundronin me një gomone drejt Ishujve Kanare të Spanjës, janë mbytur në ujë, tha të mërkurën organizata joqeveritare e përqendruar në çështjen e emigrantëve, “Walking Borders”.

Një burim brenda shërbimit të shpëtimit detar të Spanjës i tha agjencisë “Reuters” se një fëmijë kishte vdekur dhe 24 persona ishin shpëtuar nga gomonia e përmbytur përmes një operacioni shpëtimi të udhëhequr nga Maroku rreth 88 milje në juglindje të Ishullit Gran Kanaria.

Dy organizata që merren kryesisht me emigrant, “Walking Borders” dhe “Alarm Phone”, thanë se në gomone fillimisht ndodheshin 59 persona, raporton agjencia "Reuters".

Para disa ditëve, rreth 80 persona vdiqën, pasi një anije me qindra emigrantë u përmbyt afër Greqisë.

Lajme të ngjashme