Një minibus është përplasur në një përroskë në Serbi, duke lënë të vdekur dy persona - NACIONALE

Një minibus është përplasur në një përroskë në Serbi, duke lënë të vdekur dy persona

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10 në digën e Rovnit në afërsi të Valjevës në Serbi.

Minibusi u përmbys, duke vrarë dy gra dhe duke plagosur 16 persona. Minibusi po transportonte pensionistët në udhëtim dhe siç mëson Nova.rs është ndaluar shoferi 63-vjeçar. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe më pas do të merret në pyetje nga prokuroria kompetente.

Minibusi ka rënë në një greminë nga një lartësi prej 30 metrash

Aksidenti ka ndodhur kur një minibus me 17 pasagjerë ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në një përroskë në rrugën Valjevë - Bajina Bašta, konfirmohet për N1.

Deri më tani, jeta e tre pasagjerëve është në rrezik, të cilat janë femra të cilat kanë shkuar në udhëtim. Sipas informacioneve jozyrtare, shoferi në një moment ka dalë nga mikrobusi dhe më pas mjeti është kthyer mbrapsht. /Nacionale/

Lajme të ngjashme