Nis gjykimi në GjND, Afrika e Jugut e akuzon Izraelin për “qëllim gjenocidal” ndaj palestinezëve në Gaza - NACIONALE

Nis gjykimi në GjND, Afrika e Jugut e akuzon Izraelin për “qëllim gjenocidal” ndaj palestinezëve në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Afrika e Jugut i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësië. Në fakt, siç raporton CNN, GjND-ja ka nisur dëgjimin e saj në procedurat e ngritura nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Aharon Bharak, një 87-vjeçar i mbijetuar i Holokaustit dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë në pension, po përfaqëson Izraelin. Ndërsa Afrikën e Jugut është duke e përfaqësuar Dikgang Moseneke, një ish-zëvendës udhëheqës i drejtësisë.

Në fjalën hyrësë të enjten në seanxën degjimore në GjND, Afrika e Jugut tha se "njohte Nakba-në e vazhdueshme të popullit palestinez” në rastin e saj të gjenocidit kundër Izraelit.

"Nakba", që ka domethënien e katastrofës, është termi arab për dëbimin e palestinezëve nga qytetet e tyre gjatë themelimit të Izraelit.

Afrika e Jugut ka akuzuar Izraelin se ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

“Afrika e Jugut e ka njohur Nakba-në e vazhdueshme të popullit palestinez përmes kolonizimit të Izraelit që nga viti 1948, i cili në mënyrë sistematike dhe me forcë ka shpronësuar, zhvendosur dhe copëtuar popullin palestinez, duke i mohuar qëllimisht të drejtën e tyre të njohur ndërkombëtarisht, të patjetërsueshme për vetëvendosje dhe të drejtën e tyre të njohur ndërkombëtarisht. të kthimit si refugjatë në qytetet dhe fshatrat e tyre në atë që tani është shteti i Izraelit”, tha Mandonsela.

Duke iu drejtuar gjykatës, Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut Ronald Lamola tha se “shtypja e popullit palestinez” nuk ka filluar pas sulmeve të Hamasit, duke argumentuar se ajo ka vazhduar për vite me radhë.

“Në Rripin e Gazës, të paktën që nga viti 2004, Izraeli vazhdon të ushtrojë kontroll mbi hapësirën ajrore, ujërat territoriale, vendkalimet tokësore, ujin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën civile”. – deklaroi ai, teksa e dënoi sulmin e Hamasi mbi civilët më 7 tetor të vitit 2023.

Tutje, Afrika e Jugut, siç raporton CNN, ka ofruar prova që ajo tha se tregon një "model të sjelljes gjenocidale" nga Izraeli.

Në një dosje prej 84-faqesh në GJND, Afrika e Jugut citoi prova që pretendojnë se Izraeli po kryen gjenocid, duke vrarë palestinezët në Gaza, duke shkaktuar lëndime të rënda mendore dhe trupore, evakuime të detyruara, urinë e përhapur dhe duke krijuar kushte "të kalkuluara për të sjellë shkatërrim fizik.”

Përndryshe, Afrika e Jugut do të përshkruajë rastin e saj këtë të enjte, ndërsa Izraeli do të mbrohet të premten. Sjellim ndërmend që Izraeli ka reaguar me tërbim për këtë rast, duke e quajtur atë një "shpifje absurde".

Lajme të ngjashme