Ngrin Ujëvara e Niagarës: Akulli nga stuhitë e ShBA-së i kthen ujërat në spektakël dimëror
Temperaturat në rënie gjatë periudhës së Krishtlindjeve e moti ekstrem i ftohtë në Kanda dhe në veri-lindje të ShBA-së, i kanë shndërruar ujëvarat e Niagarës në një pamje mahnitëse dimërore.

Stuhia e madhe që përfshiu gjithë Amerikën e Veriut ka lënë të vdekur 34 persona në shtetin e Nju Jorkut, me shumicën nga vdekjet të regjistruara në qytetin e Buffalo, në jug të ujëvarës. Sipas Parkut Shtetëror të Niagara Falls në New York, duke qenë se nga ujëvara rrjedh më shumë se 3,160 tonë ujë është shumë e vështirë që kjo sasi të ngrijë por pamjet janë reale.

Sipas autoriteteve amerikane, ujëvara e ka arritur pikën e ngrirjes vetëm pesë herë në histori. Stuhia e madhe në vend ka shkaktuar probleme të mëdha trafiku e ka lënë shumë familje pa energji elektrike.