New York shpall gjendje të jashtëzakonshme për poliomielitin - NACIONALE

New York shpall gjendje të jashtëzakonshme për poliomielitin

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Guvernatori i New York-ut ka shpallur gjendjen e emergjencës për poliomielitin, pas daljes së provave se virusi ka filluar të përhapet në të gjithë shtetin.

Sipas BBC-së, zyrtarët shëndetësorë thonë se mostrat e ujërave të zeza në qytetin e Neë York-ut dhe në katër qarqe fqinje kanë rezultuar pozitive për një poliovirus që mund të shkaktojë paralizë.

Edhe pse deri më tani është konfirmuar vetëm një rast, ai është I pari në vend për gati një dekadë.

Virusi kryesisht ishte zhdukur nga ShBA që nga vaksinimi që nisi në vitin 1955, ndërsa në 1979, ShBA u shpall vend pa poliomielit.

Por sipas zyrtarëve të vendit, në disa pjese të New York-ut, normat e vaksinimit janë shumë të ulëta, duke nxjerrë nevojën për një deklarate emergjente që ka për qëllim rritjen e imunizimit.

Për poliomelitin nuk ka shërim, por mund të parandalohet me anë të vaksinimit, duke prekur kryesisht fëmijët, virusi zakonisht shkakton dobësi dhe paralizë të muskujve dhe në rastet më të rënda paafëtsi të përhershme dhe vdekje.

Departamenti i Shëndetit Shtetëror tha se synon të rrisë normat e vaksinimit nga mesatarja aktuale në mbarë shtetin prej rreth 79% në mbi 90%.

"Në poliomielitin, ne thjesht nuk mund të hedhim zare," tha Komisionerja e Shëndetësisë Dr Mary Bassett në një deklaratë. "Nëse ju ose fëmija juaj nuk jeni të vaksinuar ose nuk jeni të përditësuar me vaksinat, rreziku i sëmundjes paralitike është real."

Ajo shtoi se "për çdo rast të vëzhguar të poliomielitit paralitik, mund të ketë qindra njerëz të tjerë të infektuar".

Një vaksinë e inaktivizuar e poliomielitit përdoret si në ShBA ashtu edhe në MB si pjesë e programit rutinë të fëmijërisë.

Lajme të ngjashme