Në tentim për të ikur nga ushtria ukrainase, tanku rus përplaset me një lis të madh
Thuajse duket si një skenë e marrë nga një film i Charlie Chaplin-it, siç tallet profili në Twitter i Mbrojtjes së Ukrainës.
Në vend të kësaj, është një skenë dramatike lufte që paraqet një tank rus që po ikën nga avancimi ukrainas në rajonin e Kharkiv.
Tanku dhe ekuipazhi i tij shpejtojnë në një rrugë në fshatin Balakliya në një përpjekje për t'u larguar sa më shumë nga aksioni ushtarak. Por rruga drejtohet nga ushtarë ukrainas që e bëjnë edhe më të vështirë arratisjen dhe që mbi të gjitha e bëjnë në ankth shoferin e blinduar, i cili në panik gabon në fund të rrugës dhe përplaset me një pemë.
It is natural that when the #UAarmy attacks, you have to flee (quickly).
— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 10, 2022
But to run away like that, to lose yourself on the way, and eventually be stopped by a pro-Ukrainian tree?!
What a show! Charlie Chaplin would applaud you! pic.twitter.com/2wPabFubmH
“Është e natyrshme që kur të sulmojë ushtria ukrainase, duhet të ikësh (shpejt) – lexojmë në rrjetet sociale të Mbrojtjes – por ikni kështu, humbni në rrugë dhe në fund të ndaleni nga një pemë proukrainase. ?!", shkruhej në profilin në Twitter. /Nacionale/