Në Spitalin e Vatikanit, Papa viziton fëmijët ukrainas - NACIONALE

Në Spitalin e Vatikanit, Papa viziton fëmijët ukrainas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Papa Françesku bëri sot një vizitë tek fëmijët ukrainas që po trajtoheshin në një spital të Vatikanit.

Sipas Vatikanit, rreth 50 fëmijë kanë mbërritur nga Ukraina që nga fillimi i krizës.

Disa nga të rinjtë e shtruar në spital kishin çrregullime onkologjike, neurologjike dhe të tjera që kanë qenë të lidhura me gjendjen e tyre shëndetësore që para luftës.

Sipas deklaratës së Vatikanit, mes të rinjve ka edhe vajza që kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e sulmit.

“Të lutemi për ta... për fëmijët e plagosur në luftë në spitalin Bambino Gresu”, tha sot Papa.

Ai pranoi se ata po kalonin një moment të tmerrshëm dhe premtoi ndihmën e Romës për të përmirësuar pozicionin e tyre.

Lajme të ngjashme