Në ndjekje të Kinës, Putin e fton Xi-në për vizitë në Moskë - NACIONALE

Në ndjekje të Kinës, Putin e fton Xi-në për vizitë në Moskë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa Moska është në kërkim të thellimit të lidhjeve të saj me Kinën, presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar homologun e tij kinez Xi Jinping, për të bërë një vizitë shtetërore në Rusi pranverën e ardhshme.

Duke folur me Xi-në përmes një videokonference, Putin tha se lidhjet e Rusisë me Kinën janë "më të mirat në histori", duke shprehur dëshirën e tij për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak dhe duke ftuar atë të vizitojë Moskën.

Pa përmendur luftën në Ukrainë, Putin tha se ai ndante të njëjtat pikëpamje me Xi-në "përballë presionit dhe provokimeve të paprecedentë nga perëndimi".

"Ne po ju presim, i nderuar zoti Kryetar, i dashur mik, ne po ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë," i ka thënë tha Putin Xi-së në një deklaratë hyrëse tetë minutëshe të transmetuar në televizionin shtetëror.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Xi ka thënë se vendi i tij ishte i gatshëm “të rrisë bashkëpunimin strategjik me Rusinë” dhe të vazhdojë të jetë “partner global për të mirën e popujve të vendeve tona dhe në interes të stabilitetit në mbarë botën”.

Ndërsa, sipas përkthimit zyrtar në rusisht, lideri kinez nuk e ka përmendur vizitën në Moskë, por ka thënë se “vendi i tij do të mbajë qëndrimin e tij objektiv dhe të drejtë për luftën në Ukrainë."

Lajme të ngjashme