Pamje: Aeroplani kinez i afrohet shumë aeroplanit spiun amerikan që detyrohet të tërhiqet
Një aeroplan luftarak kinez ka penguar një aeroplan zbulues amerikan në Detin e Kinës Jugore javën e kaluar dhe ka kryer një manovër të pasigurt, duke e detyruar që të bëjë veprim tërheqës, sipas Komandës së Indo-Paqësorit të forcave amerikane.
Më 21 dhjetor, një aeroplan luftarak kinez i tipit J-11 brenda shtatë metrave hundës së RC-135 River Joint, aeroplan zbulues i Forcave Ajrore të ShBA-së me rreth 30 pasagjerë. Si reagim, RC-135 u desh të bënte “manovra tërheqëse për ta shmangur përplasjen”, - thuhet në deklaratën e kësaj komande.
The U.S. has released a video from the incident over the South China Sea when a Chinese J-11 jet flew in dangerously close to an American RC-135, forcing the American pilot to dive. pic.twitter.com/NbvD2KhGIU
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 30, 2022
Komanda e Indo-Paqësorit tha se aeroplani RC-135 ishte në hapësirë ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Kinës Jugore dhe “ishte duke kryer operacione rutinore në mënyrë të ligjshme”, shkruan CNN, përcjell “Nacionale”.
Në videon e incidentit, aeroplani J-11 shihet duke fluturuar afër hundës së aeroplanit RC-135. Përderisa largësia mes dy aeroplanëve u zvogëlua, një zyrtar i mbrojtjes tha se kishte pak gjasa që aeroplani kinez ka mundur të ketë ndarje të sigurt pamore nga aeroplani më i madh e më i rëndë amerikan, i cili po i mbante drejtimin dhe shpejtësinë e vet. Aeroplani RC-135 më pas bën veprim tërheqës për ta shmangur përplasjen, duke u larguar nga aeroplani kinez.