Në mes të tensioneve për balonën, Blinken takohet me homologun kinez në Mynih
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka njoftuar se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar sot me kryediplomatin kinez Wang Yi.
Bëhet e ditur se ky takim është zhilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe është i pari takim ballë për ballë midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë që kur ShBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar spiunimi kineze në brigjet e Karolinës së Jugut në fillim të këtij muaji.
Pasojat diplomatike nga balona kanë qenë të shpejta, me Uashingtonin që ka akuzuar Kinën për një programi të gjerë mbikëqyrjeje ndërkombëtare. Ndërkohë, Pekini i ka mohuar këto pretendime dhe nga ana e tij ka akuzuar ShBA-në, pa prova, për fluturimin e balonave mbi hapësirën e saj ajrore pa leje.
Kina ka pohuar se balona e saj, të cilen forcat amerikane e identifikuan dhe më pas e rrëzuan në fillim të këtij muaji, ishte për kërkime meteorologjike.
Më herët të shtunën, Wang ka kritikuar edhe trajtimin e incidentit nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur përgjigjen "absurde dhe histerike" dhe "100% një abuzim të përdorimit të forcës".
Ky incident ka pasur gjithashtu një ndikim të menjëhershëm në atë që ishte parë si një mundësi për ShBA-në dhe Kinën për të stabilizuar marrëdhëniet. Në fillim të shkurtit, si shkak i balonës, Blinken shtyu një vizitë të planifikuar për në Pekin, e cila do të ishte e para në Kinë nga një sekretar shteti i ShBA-së që nga viti 2018.
Kujtojmë se të enjten presidenti amerikan Joe Biden, tha se ai pret të flasë me Xi-në për balonën, por që nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e saj.

