Me librin e ri të historisë në Rusi synohet justifikimi i luftës në Ukrainë, ja ç’thuhet - NACIONALE

Me librin e ri të historisë në Rusi synohet justifikimi i luftës në Ukrainë, ja ç’thuhet

3 javë më parë

nga NACIONALE

Përderisa nxënësit e shkollave të mesme në Rusi u kthyen në klasë pas pushimit veror të premten, ata pritet të marrin libra të edituar në masë të konsiderueshme të historisë, në të cilët pretendohet se Ukrainë është “shtet ultranacionalist”, ku “opozita është e ndaluar” dhe se Shtetet e Bashkuara janë “përfitueset kryesore të konfiktit ukrainas”.

Versioni i rishkruar i librit “Historia e Rusisë, nga 1945 deri në shekullin XXI”, që u kushtohet nxënësve 16 dhe 17-vjeçarë, u publikua së pari në fillim të gushtit. Në libër ndjekjet versioni i vetëm dhe i standardizuar i historisë, i miratuar nga nivelet më të larta të pushtetit në Rusi dhe duket se është përpjekja më e re në fushatën e propagandës së Kremlinit, që në shënjestër i ka të rinjtë, për ta justifikuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, raporton gazeta “The New York Times”.

Në libër, hiç më pak se 28 faqe i kushtohen luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilën autorët e paraqesin si kundërpërgjigje ndaj Perëndimit gjithnjë më agresiv, që synonte që Ukrainën ta përdorte si “tokmak goditës” për ta shkatërruar Rusinë. Librat e rishikuar të historisë për nxënësit më të rinj do të dalin nga botimi vitin e ardhshëm, sipas një raporti të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, “RIA Novosti”.

Njëri nga autorët e librit është Vladimir Medinskym, ish-ministër i Kulturës dhe këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin. Duke u bërë jehonë vetë fjalëve të Putinit, autorët i akuzojnë Shtetet e Bashkuara për përhapje të asaj që ata e quajnë “rusofobi” në republikat ish-sovjetike dhe për eskalimin e luftës në Ukrainë, duke e lënë Rusinë “pa alternativa të tjera” përpos shpalljes së një mobilizimi të pjesshëm me qëllim të futjes së 300 mijë burrave në shërbim ushtarak në konflikt vitin e kaluar.

Libri i rishikuar i historisë është vetëm njëra nga disa mënyrat në të cilat lufta në Ukrainë e ka prekur shkollimin themelor në Rusi. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se, duke filluar nga viti i ardhshëm, nxënësve të shkollave të mesme do t’u kërkohet që të ndjekin një lëndë të quajtur “Bazat e mbrojtjes dhe mbrojtja e atdheut”, e cila do të përfshijë trajnim të kufizuar ushtarak. Djemtë do të mësojnë për formimin e ushtrimeve ushtarake, përdorimin e dronëve dhe hollësitë rreth pushkëve të tipit “Kallashnikov”, ndërsa vajzat do të marrin udhëzime për ndihmën e parë në fushën e betejës.

Kritikët i kanë quajtur falsifikim të plotë librat e rinj për nxënës. “Në vend të historisë, ata po e japin propagandën si mësim në shkolla”- tha Anton Orekh-u, gazetar i pavarur rus.

Lajme të ngjashme