Në çfarë mënyre mund ta pushtojë Kina Tajvanin? - NACIONALE

Në çfarë mënyre mund ta pushtojë Kina Tajvanin?

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ekspertët kanë paralajmëruar se Kina mund të nisë një sulm masiv ndaj Tajvanit, i cili mund të jetë edhe më shkatërrues se sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Analistët ushtarakë kanë frikë se teknologjia e lartë e dronëve, deri në një milion ushtarë, anije luftarake dhe bombardues mund të dërgohet në ngushticën e Tajvanit.

Këto paralajmërime vijnë pasi Kina ka nisur stërvitjet e saj më të mëdha ndonjëherë rreth Tajvanit.

Duke qenë se Kina o zotua për pasoja pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesëve të ShBA-së në Tajvan, vendi ka qenë në gatishmëri të lartë.

E sipas mediave shtetërore kineze, stërvitjet luftarake kanë filluar këtë pasdite, duke përfshirë edhe gjuajtje me zjarr të vërtetë.

Nga këto stërvitje janë shfaqur raporte të shumta në media që tregojnë tym, predha në qiell e tinguj të zhurmshëm.

Ndërsa, Taipei ka akuzuar Pekinin për lëshimin e dy raketave balistike Dongfeng në zonat e stërvitjes në brigjet verilindore të vendit.

Ushtrimet kineze janë duke u zhvilluar vetëm 12 milje nga brigjet e Tajvanit dhe do të zgjasin deri të dielën.

FERR NË TOKË

Parashikimet e zymta për luftën e mundshme vijnë pasi Kina është zotuar të rimarrë ishullin për të cilin ata besojnë se ende i përket Pekinit, edhe pse Tajvani këmbëngul se është një komb i pavarur pas ndarjes nga Kina kontinentale në vitin 1949.

Por, frika për një pushtim të mundshëm është shfaqur pasi mendohet se Kina mund të trimërohet nga pushtimi rus i Ukrainës, dhe ta shfrytëzoj si mundësi për ta goditur Tajvanin.

Duke folur për The Sun, ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Ochmanek, u shpreh se në rast luftë, shkalla e shkatërrimit do të ishte "ndryshe nga çdo gjë që ka parë bota që nga konflikti korean në 1951".

Kujtojmë se, lufta koreane vrau deri në tre milionë civilë, ShBA hodhi më shumë se 600,000 ton bomba dhe 32,557 ton napalm në Korenë e Veriut duke shkatërruar pothuajse çdo qytet.

Ochmanek, një ish analist i Mbrojtjes për administratën e Obamës, tha se ShBA dhe aleatët e saj "do të kenë vetëm disa ditë... jo javë apo muaj" për të mposhtur Kinën nëse ajo do të nisë një luftë të plotë kundër Tajvanit.

“Pekini do të ndërmarrë një bombardim masiv të shënjestruar, që do të thotë duhet të sulmosh raketat e tyre tokë-ajër, radarët e mbikëqyrjes, fushat ajrore komandën dhe kontrollin”, tha Ochmanek, duke shtuar se nëse Kina do nisë luftën do përdor inventarin e saj më të madh të raketave kundër Tajvanit dhe bazave amerikane nëse Uashingtoni do të ndërhyjë.

Si përgjigje, ai shtoi se, aleatët perëndimorë do të kishin nevojë për "mijëra" dronë për të kundërshtuar dominimin ajror kinez në një pushtim që do t'i kushtonte të dyja palëve "qindra mijëra" burra, tha studiuesi i mbrojtjes.

Besohet se në një pushtim të mundshëm nga Kina, dronët do të jenë pikë kyçe.

Kina ka dronë supersonikë për spiunim, dronë të mëdhenj të projektuar për të rrëzuar anijet luftarake amerikane dhe madje është duke zhvilluar dronë për të gjuajtur ushtarë në grup.

Por do të ketë gjithashtu shumë forca konvencionale, ku për një sulm të suksesshëm mund të përdor nga gjysmë milioni deri në 1.2 milion ushtarë.

Në përpjekje për marrjen e ishullit, Kina do të përdor edhe bombarduesit strategjikë për të goditur mbrojtjen e Tajvanit, bllokadat detare të anijeve luftarake për të parandaluar ardhjen e ndihmës dhe sulmet me raketa.

Ndërkohë, edhe analisti i armëve, Sam Cranny-Evans, tha se Pekini tashmë është duke përdorur dronë spiunë për të kryer misione sekrete mbi Tajvan.

Ai tha se droni taktik i zgjedhur i centralit aziatik ishte BKZ-006A, i cili po përdorej për të kryer zbulimet dhe mund të dyfishohet si një mjet për luftën elektronike dhe për komunikim.

Ai tha se, Pekini gjithashtu posedon një anije dron të Inteligjencës Artificiale që është në gjendje të operojë dhe të nisë sulme ushtarake në mënyrë autonome.

Sipas kinezëve, anija është projektuar për kërkime detare, por tashmë ka lindur frika se mund të përdore për të nisur sulmet ndaj Marinës së ShBA dhe kundërshtarëve të tjerë.

Thuhet se kjo anije, Zhu Hai Yun është në gjendje të mbajë rreth 50 dronë ajror. Pjesa më e madhe e anijes është një kuvertë e hapur ku dronët fluturues mund të ulen dhe të ruhen ndërsa ka gjithashtu nisje dhe rikuperim dhe për dronët e tjerë.

Ochmanek tha se Pekini është duke grumbuall një sërë UAV-sh, duke përfshirë dronët e mëdhenj të ngjashëm me Global Hawk, dhe ata të përmasave më të vogla dhe të mesme me funksione të ngjashme me dronët vdekjeprurës të ShBA-së Predator dhe Reaper. E këta dronë, të kombinuar me arsenalin e madh të raketave balistike dhe të lundrimit të Pekinit "shkaktojnë një kërcënim serioz për këdo që kërkon të operojë nga një strukturë e madhe" si një aeroplanmbajtëse ose një bazë ajrore në Detin e Kinës Jugore," tha ai.

"Qindra avionë do të angazhohen, dhjetëra mijëra qenie njerëzore. Forca pushtuese kineze mund të jetë mbi 100,000 trupa.”

Në rast të një pushtimi, Taipei mund të presë që të goditet nga sulme me raketa precize me rreze të gjatë dhe të goditet nga bombardimet ajrore të kombinuara me sulme kibernetike, luftë elektronike dhe një bllokadë detare, shpjegoi Cranny-Evans.

Lajme të ngjashme