Ndryshim historik në Suedi, e djathta ekstreme drejt fitores së zgjedhjeve - NACIONALE

Ndryshim historik në Suedi, e djathta ekstreme drejt fitores së zgjedhjeve

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas zgjedhjeve legjislative të mbajtura në Suedi, sondazhet në fillim parashikuan fitore për koalicionin aktual të krahut të majtë, por rezultatet e mëvonshme sugjeruan se blloku i krahut të djathtë mund të fitonte ngushtë.

Menjëherë pas mbylljes së votimeve, një sondazh i hershëm nga transmetuesi publik suedez sugjeroi se koalicioni i kryeministres Magdalena Andersson prej katër partive të krahut të majtë do të fitonte ngushtë, me 49.8% të votave krahasuar me 49.2% për të djathtën.

Megjithatë, duket se festimet e së majtës ishin pak të parakohshme, pasi rezultatet e tjera të mëvonshme treguan se të moderuarit, demokratët suedezë, kristiandemokratët dhe liberalët fituan 176 vende në parlamentin me 349 vende kundrejt 173 për qendrën e majtë.

Megjithatë, është bërë e ditur se me një garë kaq të ngushtë rezultati përfundimtar nuk do të dalë deri në numrimin e të gjitha votave në ditët e ardhshme.

Sido që të jetë, Demokratët e Suedisë të ekstremit të djathtë kanë bërë fitime të konsiderushme, duke u bërë partia e dytë më e madhe e vendit pas Social Demokratëve, e çështjet kryesore në fushatën e tyre ishin krimi dhe integrimi i komuniteteve

Nëse fitorja shkon për të djathtë, pritet që kryeministër të jetë Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson.

Kujtojmë se, Demokratët Socialë të Anderssonit e kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930, e një humbje e tyre do të sjellë një ndryshim historik në vend.

Besohet se pjesmarrja në këto zgjedhje ka qenë mjaft e lartë, me 80% të popullsisë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Lajme të ngjashme