Ndalimi i abortit nga sot në tre shtete të tjera amerikane - NACIONALE

Ndalimi i abortit nga sot në tre shtete të tjera amerikane

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një lidh për ndalimin e aborteve hyri sot në fuqi në tre shtete të tjera të SHBA-së, duke kufizuar më tej aksesin ndaj abortit në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë për t'i dhënë fund të drejtës.

“Washington Post” shkruan se 21 milionë femrave tani u është ndaluar ose e kanë kufizuar rreptësisht aksesin në abort në të paktën 13 shtete.

Ndalime të përkohshme në Tenesi, Teksas dhe Idaho

Tennessee, Teksas dhe Idaho, të mbajtura nga republikanët, iu bashkuan shteteve të tjera që miratuan ndalime të përkohshme në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ky i fundit, i përbërë nga gjashtë gjyqtarë konservatorë nga nëntë, më 24 qershor hodhi poshtë një të drejtë kushtetuese për abortin, që ekzistonte për gati 50 vjet dhe i ktheu juridiksionin çdo shteti për të nxjerrë ligje mbi këtë çështje.

Vendimi, një fitore historike për lëvizjen konservatore, ngriti një stuhi politike dhe e vendosi çështjen e abortit në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare afatmesme që do të mbahen në nëntor.

Që kur Roe kundër Wade u përmbys, 13 shtete kanë ndaluar ose kufizuar shumë aksesin ndaj abortit, sipas Institutit Guttmacher, i cili mbron aksesin në kontracepsion dhe ndërprerjen e shtatzënisë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme