NASA thotë se mund të rikthehet në hënë muajin e ardhshëm - NACIONALE

NASA thotë se mund të rikthehet në hënë muajin e ardhshëm

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Mega raketa e hënës e NASA-s mund të nisë anijen kozmike Orion në një fluturim provë rreth hënës që nga data 29 gusht, ndërsa sipas Jim Free, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Zhvillimit të Sistemeve të Eksplorimi të NASA-s, datat rezervë të synuara për nisje janë 2 dhe 5 shtator.

"Këto janë datat që po kërkojmë sot bazuar në atë se si ka shkuar puna," tha Free gjatë një konference për shtyp në lidhje me nisjen e afërt.

Ai tha se datat mund të ndryshojnë në bazë të motit dhe faktorëve të tjerë, por shtoi se "do të punojmë shumë për të përmbushur synimet për nisje në datat e dhëna”.

Raketa Space Launch System (SLS) e NASA-s dhe anija kozmike Orion janë gurët e themelit të programit Artemis Moon të agjencisë hapësinore, “e cila synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen hënore në vitin 2025 me misionin Artemis III. Fluturimi i ardhshëm provues, do të shihte Orionin të fluturonte rreth dhe përtej hënës dhe më pas të kthehej në Tokë, ky do të ishte misioni Artemis I.

Kujtojmë se para më shumë se 50 vitesh, në korrik të vitit 1969, anija kozmike Apollo 11 u nis për në hënë nga raketa Saturn V, ku edhe u realizua misioni historik me Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collin.

Ndërsa, në korrik të viti 2019 NASA realizoi një mision pak më ndryshe, ku kapsula ishte një anije kozmike Orion ndërsa raketa në të cilën ndodhej nuk ishte Saturn V apo edhe Sistemi i Nisjes Hapësinore, por një motor rakete i rinovuar Peacekeeper.

Kjo raketë nuk dërgoi Orionin në hënë, por u testua sistemi i nisjes së Orionit në kushte si ato që do të përjetonte gjatë një lëshimi të plotë të anijes kozmike. Testi, i quajtur Ascent Abort 2 (AA-2), ishte një moment historik kryesor drejt fluturimit të parë me ekuipazh të Orionit, i cili tani u njoftua se do të ndodhë në muajin gusht të këtij viti.

Lajme të ngjashme