NASA publikon audion, ja se si 'tingëllon' një vrimë e zezë në hapësirë - NACIONALE

NASA publikon audion, ja se si 'tingëllon' një vrimë e zezë në hapësirë

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ditën e dielë, Nasa ka lëshuar një audio klip që përcjell valë të tingujve nga vrima e zezë masive në qendër të galaksisë Perseus.

Nasa tha se tingulli i marrë është edituar në mënyrë që të mund të dëgjohet nga veshët e njeriut. Agjencia poashtu tha, se ata e kanë miksuar tingullin me “të dhëna” të tjera, duke shtuar se idea që në hapësirë nuk ka zëra ishte një keqkuptim.

Kujtojmë se, një vrimë e zezë është një rajon i hapësirë-kohës ku graviteti është aq i fortë sa asgjë – asnjë grimcë apo edhe rrezatim elektromagnetik si drita – nuk mund të shpëtojë prej saj.

Shumica e vrimave të zeza formohen nga mbetjet e shpërthimit të ndonjë ylli të madh.

Lajme të ngjashme