NASA e shpall të 'vdekur' - shuhet roboti gjeologjik 'InSight' që po operonte në Mars - NACIONALE

NASA e shpall të 'vdekur' - shuhet roboti gjeologjik 'InSight' që po operonte në Mars

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E ndërpreu komunikimin me Tokën. NASA e shpallë zyrtarisht të 'vdekur'.

Zbarkuesi apo siç njihet ndryshe gjeologu robot 'InSight' i NASA-s ka dhënë atë që mund të jetë mesazhi i tij i fundit nga Marsi, ku ka qenë në një mision historik për të zbuluar sekretet e brendshme të Planetit të Kuq.

Në nëntor, agjencia hapësinore paralajmëroi se koha e gjeologut robot super të avancuar mund përfundojë pasi pluhuri i shkaktuar nga një stuhi në planetin Mars vazhdoi të trashet dhe të mbyste fuqinë e InSight.

InSight ka mbledhur informacion mbi planetin e kuq për më shumë se katër vjet, shkruan The Independent.

Gjeologu robot 'InSight' nuk ka kontaktuar me Tokën që nga 15 dhjetori. Shkencëtarët janë përpjekur dy herë të marrin sinjale me të në atë kohë, për të vendosur më pas të tërhiqeshin nga misioni.

Gjeologu robotik, i armatosur me një çekiç dhe monitor tërmetesh, preku për herë të parë hapësirën 'Elysium Planitia' në nëntor 2018.

Që atëherë gjeologu robot ka ndërmarrë gërmime gjeologjike, duke bërë matjet e para të tërmeteve duke përdorur një sizmometër të teknologjisë së lartë të vendosur direkt në sipërfaqen e Marsit.

Që nga vendosja e tij, Insight ka matur mbi 1,300 ngjarje sizmike dhe më shumë se 50 prej tyre kishin sinjale mjaft të qarta që ekipi të nxirrte informacion rreth vendndodhjes së tyre në Mars, sipas rezultateve të publikuara të misionit.

Përpara nisjes së tij në vitin 2018, shkencëtari kryesor i NASA-s Jim Green tha se misioni kishte "rëndësi thelbësore për të kuptuar origjinën e sistemit tonë diellor dhe se si u bë kështu siç është sot".

Një stuhi e fortë pluhuri dhe errësoi qiejt rreth roverit me energji diellore, duke fshirë Diellin dhe duke lënë pas një imazh të errët me njolla të bardha nga zhurma e kamerës. Transmetimi u ndal përpara se imazhi i plotë të mund të dërgohej.

Lajme të ngjashme