Moti i ligë e rrufetë, vrasin 36 persona për 24 orë në Indi - NACIONALE

Moti i ligë e rrufetë, vrasin 36 persona për 24 orë në Indi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Moti i rrezikshëm ka vrarë të paktën 36 njerëz në Indinë veriore gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 12 të cilët u goditën nga rrufeja, thanë zyrtarët ndërsa paralajmëruan për rrebeshe të tjera të mëdha në ditët në vijim.

Komisioneri i Ndihmës Ranvir Prasad, tha se në të gjithë shtetin verior të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz vdiqën pasi shtëpitë e tyre u shembën mes shirave të pandërprerë.

Zyrtarët thanë se vetëm në pesë ditët e fundit, 39 njerëz në shtet kanë vdekur nga rrufeja, duke bërë që autoritetet të nxjerrin udhëzime të reja se si njerëzit mund të mbrohen gjatë një stuhie.

Rrufetë janë të zakonshme gjatë sezonit të musonit të Indisë, i cili zgjat nga qershori deri në shtator. Por, koloneli Sanjay Srivastava, organizata e të cilit Lightning Resilient India Campaign punon me Departamentin Meteorologjik Indian, tha se shpyllëzimi, shterimi i burimeve të ujit dhe ndotja kontribuojnë në ndryshimin e klimës, gjë që çon në më shumë rrufe.

Ngrohja globale ka rritur gjithashtu frekuencën e vetëtimave, tha Sunita Narain, drejtore e përgjithshme në Qendrën për Shkencën dhe Mjedisin. Ndërsa, tha se një rritje e temperaturës prej 1 gradë Celsius rrit vetëtimën me 12 herë.

Ka pasur një rritje prej 34% të goditjeve të rrufesë në të gjithë Indinë gjatë vitit të kaluar, gjë që ka shkaktuar gjithashtu rritje të vdekjeve.

Sipas Srivastava, vetëm në vitin 2016 India ka regjistruar 1,489 vdekje nga rrufeja ndërsa në 2021 ky numër ishte rritur në 2,869.

Lajme të ngjashme