Mosmbajtja e shamisë në kokë, sulmohen me jogurt e arrestohen dy gra në Iran - NACIONALE

Mosmbajtja e shamisë në kokë, sulmohen me jogurt e arrestohen dy gra në Iran

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy gra në Iran janë arrestuar pasi nuk i kishin mbuluar flokët e tyre në publik.

Një video virale tregon dy gra në një dyqan ushqimesh, ku më pas u afrohet një burrë dhe pasi duket se flasin diçka, ai u hedh jogurt në kokë.

Më pas vetë gjyqsori i Iranit ka njoftuar se të dy gratë janë arrestuar për shfaqjen e flokëve të tyre ne publik, diçka që është e paligjshme në Iran, si dhe është bërë e ditur edhe për arrestimin e burrit, nën akuzat për prishje të rendit publik.

Arrestimet e fundit vijnë pas protestave disa mujore kundër mbajtjes së detyrueshme të shamisë.

Mosmbajtja e ‘hixhabit’ në publik është e paligjshme për gratë në Iran, megjithatë në qytetet e mëdha, shumë gra nuk e vendosin, pavarësisht rregullave.

Zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Kujtojmë se protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".

Gjatë këtyre protestave është raportuar për mijëra të arrestuar dhe katër protestues të ekzekutuar, megjithatë autoritetet nuk kanë treguar asnjë shenjë dorëzimi. Kjo pasi një deputet i linjës së ashpër iraniane, Hossein Ali Haji Deligani, i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit që të marrë masa për të ndalur shkeljen e rregullave brenda 48 orëve të ardhshme.

Poashtu edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi ka përsëritur të shtunën se gratë iraniane duhet të mbajnë hixhabin si një "domosdoshmëri fetare".

"Hixhabi është një çështje ligjore dhe respektimi i saj është i detyrueshëm," - është cituar të ketë thënë ai nga agjencia e lajmeve AFP.

Lajme të ngjashme