Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që dalin pa hixhab - NACIONALE

Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që dalin pa hixhab

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, pas vrasjes së 20 vjeçare Mahsa Amini.

Shefi i drejtësisë në Iran i ka kërcënuar ato se do t’i ndjekë penalisht “pa mëshirë” gratë që shfaqen në publik pa mbulesë, sipas raportimeve të mediave iraniane të shtunën.

Paralajmërimi i Gholamhossein Mohseni Ejeit vjen pas një deklarate të së enjtes, 30 mars, nga Ministria e Punëve të Brendshme që ritheksoi ligjin e detyrueshëm të qeverisë për hixhab, shkruan REL.

“Zbulimi është i barabartë me armiqësi sipas vlerave [tona]”, citohet të ketë thënë Ejei nga disa media iraniane. Ata “që kryejnë veprime të tilla anormale do të ndëshkohen” dhe do të “ndiqen penalisht pa mëshirë.”-tha ai.

Ejei, kreu i drejtësisë iraniane, tha se oficerët e zbatimit të ligjit ishin “të detyruar t’ua referonin autoriteteve gjyqësore krimet dhe çdo lloj anomalie që është në kundërshtim me ligjin fetar dhe ndodh në publik”.

Pas vrasjes së Mahsa Aminit, nga policia e moralit në Iran, shpërthyen protesta në tëre vendin, ku shumë protestues u arrestuan dhe u ekzekutuan më pas.

Lajme të ngjashme