Ministri austriak: BE-ja duhet t'i trajtojë kandidatët për anëtarësim si anëtarë "hap pas hapi" - NACIONALE

Ministri austriak: BE-ja duhet t'i trajtojë kandidatët për anëtarësim si anëtarë "hap pas hapi"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

BE-ja duhet të fillojë t'i trajtojë "hap pas hapi" kandidatët për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE, ka thënë të hënën në Beograd, ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas një takimi me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, Schallenberg tha se integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie thelbësore dhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian, duke e përshkruar procesin e anëtarësimit si "shumë burokratik".

Schallenberg tha se BE-ja duhet të fillojë ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si shtete anëtare “hap pas hapi”.

Propozimi nuk ka asnjë lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shtoi ai.

Komentet e ministrit austriak sugjerojnë mbështetje për të ashtuquajturën skemë të "pranimit me faza", ku kandidatët për në BE do të fitonin akses në përfitimet e anëtarësimit gradualisht, duke u bërë përfundimisht anëtarë të plotë me të drejtë vote.

Sipas Selakoviqit, rruga e Serbisë drejt BE-së nuk ka alternativë.

Kur u pyet se pse Serbia kishte dështuar t'i bashkohej sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, Selakoviç tha se Serbia ka qenë nën sanksione dhe se "ata nuk i bëjnë asnjë të mirë askujt". Ministri tha gjithashtu se nuk mund të pritet që Serbia të veprojë kundër një shteti që respekton integritetin e saj territorial.

Schallenberg u takua edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq në Beograd.

Lajme të ngjashme