Mediat iraniane: ShBA-ja sulmoi një anije iraniane të naftës, u përball më pas me raketa
Njësite detare të ushtrisë amerikane, të cilat po operojnë në zonën e Ngushticës së Hormuzit, u ballafaquan me zjarrin e raketave iraniane, pas një sulmi nga ushtria amerikane ndaj një anijeje iraniane të naftës, thanë të enjten mediat shtetërore iraniane, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar ushtarak.
Sipas tyre, anijet ushtarake amerikane u detyruan që të tërhiqeshin, pasi pësuan dëme nga sulmet iraniane me raketa, transmeton agjencia “Reuters”.
Ishte e paqartë se kur saktësisht ndodhi incidenti.
Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por ushtria amerikane tha të mërkurën se e kishte bërë të paoperueshme një anije nafte me flamur iranian, e cila po mundohej të lundronte drejt një porti iranian.
Ushtria amerikane tha se forcat e saj e goditën fuzën e anijes me anë të një aeroplani luftarak të tipit F-18.