“Më thonë që jam i lashtë”: Presidenti Biden bën bujë me shakatë që bën me moshën e tij
Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeçar, po garon edhe për një mandat të dytë. Ai është tashmë presidenti më i vjetër në histori të ShBA-ve, dhe shumë amerikanë janë të shqetësuar me moshën e tij. Biden në një adresim para gazetarëve u tall pikërisht me një gjë të tillë.
Një nga shakatë e tij më të mira, ishte e mëposhtmja:
“Unë besoj në amendamentin e parë (që siguron lirinë e shprehjes), dhe jo vetëm pse shoku im Jimmy Madison e shkroi,” – tha presidenti amerikan, duke iu referuar njërit prej etërve themelues amerikanë që lindi më 1751 dhe vdiq më 1836.
Më pas, ai vazhdoi duke e goditur edhe the New York Timesin: “Këqyrni, e kuptoj se mosha është e një rëndësie të madhe. Është në mendjen e secilit, dhe kur them secilit e kam ndërmend New York Timesin. Ballina: Mosha e avancuar e Bidenit është çështje e rëndësishme. E Trumpit, megjithatë, jo aq.”
Një tjetër pastaj përfshinte të larguarin nga CNN Don Lemnon që ishte tallur me kandidaten presidenciale Nikki Haley duke thënë “nuk është në formën më të mirë”, sepse “gruaja konsiderohet të jetë në formën më të mirë kur është në të 20-at, 30at dhe ndoshta 40-at.” - raporton The Guardian.
“Ata më thonë që jam i lashtë; unë them që jam i mençur. Ata thonë që e kam kaluar kohën më të mirë; Don Lemoni do të thoshte, “Qe një burrë në formën më të mirë,”
Të gjitha këto u përcollën me shumë të qeshura nga ana e audiencës.